Tramp e kthen Korenë e Veriut në listën e shteteve të cilat “sponsorizojnë terrorizmin”
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/06/170315183206-01-donald-trump-march-15-2017-super-169-e1498134446333.jpg?fit=640%2C360&ssl=1)
Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se do ta kthejë Korenë e Veriut në listën e shteteve të cilat e “sponsorizojnë terrorizmin”, që do të thotë sanksione të reja për atë vend.
Këtë hap Tramp e kumtoi sot gjatë takimit me kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai, gjithashtu, tha se Ministria e Financave nesër do të publikojë sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.
“Duhej ta bënim këtë shumë më herët”, tha Tramp.
Koreja e Veriut u mënjanua nga ajo listë në vitin 2008 nga ana e presidentit të atëhershëm, Xhorxh Bush.