Në Ditën e Alfabetit, “Tvordokorni-t” do të protestojnë kundër gjuhës shqipe

Lëvizjet e afërta me VMRO-DPMNE-në, “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara Maqedonase”, në Ditën e Alfabetit, gjegjësisht të mërkurën, në ora 18:00, do të protestojnë kundër dygjuhësisë, gjegjësisht miratimit të ligjit të ri për gjuhën shqipe, njofton Portalb.mk.

“I ftojmë të gjitha organizatat dhe individët dhe caktojmë marsh protestues për të mërkurën, më  22 nëntor, në ora 18:00 kundër miratimit të dygjuhësisë dhe shqiptarizimin e Maqedonisë. Protesta do të fillojë përpara selisë së opozitës (VMRO-DPMNE-së), ndërkaq porosia kryesore që të dërgohet prej përpara selisë do të jetë: “Nxirreni popullin në rrugë dhe  mbrojeni Maqedoninë ose tërhiquni nga politika! Pas selisë marshi do të vazhdojë te Kuvendi i Maqedonisë, që t’u tregojmë “deputetëve” të cilët do të ngrenë dorë për miratimin e dygjuhësisë – çdokush që do të ngre dorë për dygjuhësi, gjegjësisht për binacionalitet, prej tani e më tej prej popullit maqedonas do të ketë regjim dhe trajtim të posaçëm”, deklarojnë nga “Tvrdokorni-t”.

Ndryshe kjo lëvizje, bashkë me disa lëvizje tjera të afërta me VMRO-DPMNE-në, vazhdimisht kanë bërë thirrje nacionaliste, të cilat së fundi u shndërruan edhe në dhunë fizike, ku më 27 prill të këtij viti, gjatë seancës ku u zgjodh për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, dhunshëm kanë hyrë në Kuvend, ku rrahën gazetarë e deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button