Unitedi zbulon shumën e saktë të shitjes së Januzajt te Sociedadi, tifozët befasohen se si klubi spanjoll ishte pajtuar të paguajë aq shumë
Manchester United ka zbuluar saktësisht sa e ka shitur Adnan Januzaj te Real Sociedadi gjatë verës dhe tifozët nuk mund ta besojnë se sa e vlerësoi klubi i tyre talentin shqiptar, transmeton Telegrafi.
Drejtori sportiv i klubit anglez, Ed Woodward, ka publikuar shifrat e transaksioneve të klubit nga muaji korrik deri në shtator të 2017 në një konferencë me investitor të mëdhenj. Nga kjo u mësua se klubi nga Old Traffordi ka fituar 141 milionë funte (166 milionë euro), pra një rrite prej 17 per qind.
Woodward po ashtu zbuloi se aktualisht klubi po shet fanella më së shumti në histori, por kjo nuk befasoi tifozët sa shifrat e shitjes së Januzajt te klubi spanjoll.
Anësori i Përfaqësueses së Belgjikës u bë pjesë e skuadrës së parë të Djajve të Kuq në sezonin 2013/14 nën urdhrat e David Moyes, dhe ia arriti të shënojë dy gola në debutim ndaj Sunderlandit.
Ai bëri 35 paraqitje në sezonin e parë dhe u nominua për çmimin ‘Personaliteti i ri i vitit në BBC për sport’. Januzaj arriti të marrë edhe numrin 11 në fanell, që më herët mbahej nga legjenda e klubit Ryan Giggs, transmeton Telegrafi.
Por, ai nuk ishte asnjëherë lojtar i rregullt nën Louis van Gaal e Jose Mourinho, kështu edhe u huazua te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, huazime që në fund dolën të pasuksesshme.