Hamza Jashari kampion evrope në xhudo për kadet

Kupa Evropiane për kategorinë e kadetëve “Xhudoka 2017” përfundoi me sukses të madh për Maqedoninë, pasi Hamza Jashari (-66kg), i solli medaljen e artë.
Xhudisti shqiptar nga Shkupi, më saktësisht nga lagja e Nerezit Hamza Jashari, pas nëntë viteve punë në këtë sport, arriti të ngjitet në piedestalin më të lartë, duke treguar se puna dhe dashuria ndaj sportit sjell suksesin e dëshiruar.

“Me sportin e xhudos merrem që nga mosha shtatë vjeçare dhe jetoj me këtë sport. Asnjëherë nuk kam provuar ndonjë sport tjetër, pasi që u dashurova me këtë sport që në fillim. Familja ime më ka dhënë përkrahje të madhe që të arrijë suksesin, por sidoqoftë ata nuk kanë qenë të interesuar shumë për xhudon, ashtu sikurse jam unë. Gara ime e parë ishte në vitin 2012, ndërsa tani më jam edhe mbajtës i medaljes së artë evropiane. Kjo është e pabesueshme. Shpresoj që të shënojë edhe suksese tjera në të ardhmen”, ka thënë Jashari pas përfundimit të garave.

Hamza për të arritur medaljen e artë duhej fillimisht që të fitojë rumunin Gergeli Gabor, më pas ishte më i mirë se gjermani Dan Matushovic, të cilin e fitoi me dy vazari. Në gjysmëfinale Hamza u përball me italianin Luigji Centraço të cilin e fitoi me dy vazari, ndërsa në luftën finale për të fituar medaljen e artë ishte më i mirë se gjermani Mateo Çuk. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button