Turqia e gatshme t’i ndihmojë familjet e përfshira në përmbytjet në afërsi të Athinës
Turqia është e gatshme t’u ndihmojë viktimave nga përmbytjet në afërsi të Athinës, njofton agjencia e lajmeve ANA – MPA.
Në kumtesë, Ministria turke e Punëve të Jashtme shpreh solidaritet me Greqinë dhe ngushëllime për familjarët e viktimave prej përmbytjeve katastrofale të cilat e goditën rajonin e Atikës.
Si shenjë solidariteti, Turqia është e gatshme të sigurojë çfarëdo ndihme, thuhet në kumtesë.