Helikopteri i përdorur në Kosovë shndërrohet në shtëpi banimi (FOTO)

Një helikopter britanik që është përdorur nga ushtria britanike pas luftës në Kosovë është shndërruar në një shtëpi luksoze.

Një familje në Lanchashire ka blerë helikopterin dhe e ka shndërruar atë në një shtëpi për katër persona, e cila tashmë është lëshuar me qera.

Helikopteri Westland Lynx XZ676 i vitit 1982 shërben për akomodim një ditësh, transmeton Koha.net.

Ky helikopter është përdorur nga ushtria britanike në Luftën e Gjirit dhe në Kosovë.

Helikopteri përmban një lavaman, një minifrigorifer, një mikrovalë, drita dhe televizor LED.

Një natë në këtë helikopter kushton 120 euro.

Image

Image

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button