Shtyhet procedura e falimentimit për “Feni Industri”
Në kërkesë të drejtorit të ri të “Feni Industri” Rajço Kacarov është shtyrë procedura për falimentimin e kombinatit metalurgjik nga Kavadari.
Kacarov kërkoi mospërfshirje të Gjykatës themelore në Veles dhe kërkoi gjykata e Shkupit të jetë kompetente për procedurën e falimentimit të “Feni Industri” me sqarimin se në Shkup janë selitë e tre bankave të cilat e kanë ngritur procedurën, transmeton MIA.
Ndërprerjen e procedurës e konfirmuan edhe nga Gjykata e Velesit prej ku saktësojnë se pritet denoncimi i Gjykatës supreme.
“Feni Industri” ka borxh prej rreth 60 milionë euro pre të cilave 40 milionë i detyrohet Komercialna Banka SHA Shkup, Stopanska Banka SHA Shkup dhe Silk roud banka SHA Shkup. Tre bankat si kreditorët kryesorë kanë ngritur procedurë falimentimi për kompaninë.