Zbulohen detajet, ja projekti dhe televizioni që sjell Inva Mulën në ekran

Pak javë më parë, lajmi se Inva Mula do të bëhej pjesë e ekranit me një program televiziv qarkulloi me shpejtësi në rrjet, por ende nuk pati një përgjgije zyrtare nga sopranoja e njohur shqiptar. Por ja që projekti për të sjellë Invën në ekran paska qenë konkret dhe së shpejti artistja e njohur e skenave ndërkombëtare do të jetë më pranë publikut shqiptar pa dalë nga profili i saj, transmeton Class.

Mes larmisë së spektakleve artistike, një program i ndërtuar mirëfilli për muzikën operistike ka munguar, ndaj edhe është menduar se askush më mirë se Inva nuk mund të jetë e denjë për këtë risi në televizion.

Është sërish televizioni Klan që këtë herë do të nisë një program të ri, për të cilin mendohet se do të ketë formatin e ‘Prodigies’. TV Klan ka publikuar spotin e këtij spektakli duke zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

“Virtuozët” do të ketë në fokus fëmijë dhe adoleshentë deri në moshën 18-vjeçare, të talentuar në balet, kanto dhe instrumenta të zhanrit klasik (piano, violinë, harpë, fizarmonikë), që do të konkurrojnë mes zhanreve të tyre për të zgjedhur në fund një fitues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button