Inva Mula u dha fund thashethemeve përmes kësaj fotoje!

Ditët e fundit, Inva Mula ka qenë në qendër të lajmeve rozë për shkak të lajmit të ndarjes nga bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani. Sopranoja, i mohoi të tilla thashetheme pak ditë më parë, ku konfirmoi se vazhdon të jetë ende lumturisht e martuar me biznesmenin, me të cilën ka gjithashtu një vajzë.

Për t’i dhënë fund zërave që menduan të kundërtën, Mula pak orë më parë postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqej bashkë me partnerin e saj pas koncertit.

Ndonëse një foto e tillë në profilin e saj mungonte prej kohësh, duket se dyshja janë më mirë se kurrë.

“ Mesa di unë jam ende e martuar.- u përgjigj ajo duke qeshur. Unë madje kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që ky lajm ishte bërë kaq i bujshëm. Një mikesha ime insistonte duke më telefonuar. Unë e anashkalova, se po të kërkosh në Google, dalin shpesh lajme për ndarjen time.”- u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button