Spektakël në MikFest: Interpretime nga Inva Mula, Genc Tukici dhe Dëshira Ahmeti

Sopranoja me famë botërore Inva Mula dhe miqtë e saj artistë kanë interpretuar në natën e 4 të Mik Festival duke sjellë një performancë të papërsëritshme dhe plot emocione, njofton TCH.

E shoqëruar në këtë natë të festivalit edhe nga studentë të Akademisë të Arteve, por edhe sopranoja Dëshira Ahmeti e ardhur enkas për këtë aktivitet nga SHBA, si dhe Genc Tukiçi me interpretimin në piano, Inva Mula dhuroi një natë elektrizuese me interpretimin e saj të shkëlqyer.

Vetë artistët Inva Mula, Dëshira Ahmeti dhe Genc Tukiçi e vlerësuan koncertin si mjaft emocionues edhe falë mirëpritjes së publikut artdashës.

Edicioni i dytë i MIK festival (Festivali i Muzikës Internacionale në Korçë) zgjat për 5 netë. Pas 4 netësh të suksesshme ku solli artistë dhe larmi muzikore të shumtë, në skenën e teatrit, por edhe pazarin e Korçës, ai mbyllet të dielën në mbrëmje me serenatat korçare në skenën e pazarit të vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button