Qeveria e miratoi Propozim buxhetin për vitin 2018

Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të mbrëmshme e shqyrtoi dhe miratoi Propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 dhe solli konkluzion që propozimi për shpenzimet e buxhetit për vitin ne ardhshëm të dorëzohet në procedurë të debatit dhe miratimit në Kuvend.

Në kumtesën e pres shërbimit qeveritar theksohet edhe se në seancën e  mbrëmshme të 37-të Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi edhe Propozim ligjin për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018.

Në propozimin e Ministrisë së Financave, Qeberia në këtë seancë e shqyrtoi me miratoi dokumentin për strategji fiskale të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2020. Ministria e shqyrtoi dhe miratoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezerva të obliguara të naftës, shtohet në kumtesë.

Në këtë seancë Qeveria e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal të të ardhurave.

Me ndryshimet e propozuara dhe të plotësuara të këtij ligji qytetarët tashmë nuk do ta kenë për obligim të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore. Atë do ta bëjë DAP-i, ndërsa qytetarët do të duhet t’i konfirmojnë apo korrigjojnë informacionet në fletëparaqitje, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button