Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor. Nëpër disa fushëgropa me paraqitje të mjegullës në mëngjes. Në orët e mbrëmjes do të ketë rritje të vranësirave.

Temperatura do të lëvizë prej 10 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, me vranësira të ndryshueshme dhe erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura do të arrijë deri 15 gradë.

Të shtunën do të pasojë periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut dhe me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa do të fryjë edhe erë e matur jugore. Reshje më të rrëmbyeshme priten në natën e të shtunës drejt të dielës. Nga e marta era do ta ndryshojë drejtimin në atë verior, temperatura e ditës do të zbresë për disa gradë, do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa nëpër male dhe në disa vende më të larta në pjesët veriore dhe perëndimore do të ketë kushte për reshje edhe nga bora.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button