Davidoviq: Derisa për qebapë dënohesh me 3 vjet burg, është qesharak dënimi për Grujovskin

Aktvendimi me 1 vjet e gjashtë muaj burg për Gorgan Grujovskin, ndoshta është në favor të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), por nuk është në favor të shtetit dhe sistemit juridik nëse merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese nga ana e një të akuzuarit i cili është në arrati, ndërkaq jepni dënim i cili është minimal, atëherë hapur shihet se diçka nuk është në rregull. Kështu e komenton avokati, Xvonko Davidoviq, aktvendimin e Gjykatës Penale kundër ish shefit të DSK-së, Goran Grujovski, i cili është në paraburgim në Selanik për falsifikim pasaporte dhe pritet që të ekstradohet në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Ky vendim i Gjykatës do të sjell pasoja edhe ndaj lëndëve tjera penale që po udhëhiqen, por edhe probleme me dëshminë mu për shkak të kësaj lënde. Ajo duhej të bëhet në mënyrë objektive që të vlerësohen dëshmitë dhe të shqiptojë dënim që nuk do të ndikojnë veçmas ndaj atij si kryerës, por edhe përgjithësisht ndaj të gjithë të tjerëve”, thotë avokati Davidoviq për “Makfax” duke shtuar se gjithmonë kur shqiptohen aktvendime, duhet pasur kujdes se si opinioni do ta kuptojë, pasi që duhet që të dëshmohet se për këtë vepër duhet të ketë dënim drakonik.

Sipas Davidoviqit, rol të veçantë për dënimin e ulët ka gjykatësja, e cila, siç thotë ai, është nga “gjyqësori swarovski”, ndërkaq për reformat e paralajmëruara ende nuk është filluar. Situata sipas tij është qesharake, ndërkaq vepra është shumë serioze.

“Nëse bëni krahasim me lëndë tjera, p.sh. për vjedhje të qebapëve ka vendim me burg prej 3 viteve, kjo është me të vërtetë qesharake dhe e çuditshme”. Për shumë lëndë “të parëndësishme”, njerëzit janë dënuar me dënime drakonike. Këtu nuk është e rëndësishme vetëm rëndësia e veprës penale, por edhe rrezikun që e lë pas saj. Këto bisedat e përgjuara u fshinë nga pajisjet për përgjim, ndërkaq me atë edhe dëshmitë. Ajo është diçka që e ka tronditur tërë shtetin dhe sistemin e saj juridik. Nga të huajt kemi udhëzime se çfarë duhet të ndërmarrim dhe si DSK duhet të kufizohet në fuqinë e saj”, shton Davidoviq.

Ai gjithashtu thekson se “më Maqedoni nuk ekziston njeri objektiv i cili beson në gjyqësor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button