Stoltenberg: NATO-ja unanime në raport me Korenë Veriore

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se të gjitha anëtaret e NATO-s janë dakord se është e domosdoshme që të kryhet presion më i madh mbi Korenë Veriore.

“Presioni është rruga drejt paqes, sidomos na nevojitet presion ekonomik”, theksoi Stoltenberg para fillimit të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së Aleancës.

Stoltenberg vërejti se në këto raporte Rusia dhe Kina kanë rol kyç si fqinj të Koresë Veriore.

Јенс Столтенберг

“Nesër ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të flasin për misionin në Afganistan dhe aktivitetet mbi organizatën terroriste Shteti Islamik”, sqaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ai theksoi se përveç SHBA-ja, edhe vendet tjera të Aleancës dhe partnerët e tyre kanë premtuar rritje të pranisë ushtarake në Afganistan.

“Ne atje nuk do t’i vazhdojmë veprimet ushtarake, qëllimi ynë afatgjatë është që forcat lokale të kujdesen për sigurinë dhe vendosjen e paqes së përhershme. Do ta vazhdojmë financimin e forcave afgane të sigurisë”, theksoi Stoltenberg, duke përkujtuar se pritet që në Afganistan të dërgohen 3.000 ushtarë shtesë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shtoi se ministrat, gjithashtu, do ta shqyrtojnë edhe domosdoshmërinë për mbrojtjen e Internetit. Parashikohet që Interneti të jetë i mbrojtur në mënyrën e njëjtë, si dhe territori i vendeve të NATO-s.

Јенс Столтенберг

Aleanca paraprakisht paralajmëroi se temat kryesore në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, do të jenë Afganistani, Koreja Veriore, Rusia dhe Siria.

Në darkën e sontme do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

Ministrat e mbrojtjes pritet nesër të miratojnë rritje të numrit të ushtarëve në misionin në Afganistan, si shenjë mbështetje të strategjisë së re të presidentit amerikan për këtë vend.

Për nesër pasdite është parashikuar që sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis që të takohet me rreth 60 ministra dhe përfaqësues të koalicionit antixhihadist. Ata do të bisedojnë për fushatën kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button