Stoltenberg: Aleatët e NATO-s pajtohen se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës

Të gjithë anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina do t’i bashkohet aleancës. Lajmi u bë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës euroatlantike, Jens Stoltenberg, njofton Top Channel.

Duke folur përpara një takimi me grupin e kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, Stoltenberg tha se pasi të përfundojë lufta në Ukrainë, Kievi duhet të marrë “masa për të parandaluar sulme të reja”.

Sipas shefit të NATO-s, fokusi kryesor tani është të sigurohet se vendi do të mbizotërojë kundër Rusisë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se parandalimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO mbetet një nga qëllimet e asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button