Ndërroi jetë futbollisti i njohur kroat (FOTO)

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare ish-futbollisti i njohur, Josip Weber.

Weber ka ndërruar jetë për shkak të kancerit. Edhe pse ai luftoi për disa vite me këtë sëmundje, nuk arriti që t’i bënte ballë, pasi sot u njoftua vdekja e tij, transmeton IndeksOnline.

52-vjeçari ka lindur në Kroaci, dhe luajti për disa klube të njohura atje, si: Hajduk Split, Dinamo Vinkovci dhe Borac.

Ai më pas u transferua në ligën belge te klubet si Brugge dhe Anderlecht, por gjithashtu ndërroi edhe kombësinë duke luajtur për Kombëtaren e Belgjikës nga viti 1994.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button