Tramp për shkak të mjegullës nuk e vizitoi zonën e demilitarizuar në Gadishullin korean

Presidenti amerikan Donald Tramp ka qenë i detyruar për shkak të kushteve të këqija të motit ta anulojë vizitën në zonën e demilitalizuar mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, njoftoi Bi-Bi-Si.

“Helikopteri i Trampit fluturoi nga baza ushtarake amerikane Jongsan në Seul, por pastaj u kthye prapa”, kumtuan persona zyrtarë amerikanë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders sot deklaroi se vizita është anuluar për shkak të mjegullës dhe për shkak se presidenti i SHBA-së ka qenë i “frustruar dhe shumë i dëshpëruar”. Ai udhëtoi për vizitë dyditore në Korenë e Jugut në kuadër të turnesë së tij aziatike.

Sipas agjendës së planifikuar, Tramp në zonën e demilitarizuar duhej t’i shoqërohet kolegut koreanojugor Mun Xhae-in, i cili veçmë kishte arritur në rajon.

Në të kaluarën disa presidentë amerikanë dhe përfaqësues zyrtarë gjatë udhëtimeve të tyre e kanë vizituar këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button