Zgjidhni të veshurën më bukur në Çmimet e Filmit të Hollywood-it
Mbrëmjen e Çmimeve të Filmit të Hollywood-it e ndriçoi në mënyrë të veçantë shkëlqimi i Angelina Jolie. Megjithatë aktoret dhe pjesëmarrëset e tjera të kësaj mbrëmjeje çmimesh që organizohet për të njëzetënjëtën herë në Beverly Hills, nuk mbetën në hije, përcjell Revista Class.
Ato shkëlqyen me fustanet e tyre, të cilat duhet thënë që kishin një pamje më pak pompoze sesa ato të çmimeve Oscar, në përpjestim dhe me përmasat e dy aktiviteteve. Megjithatë kështu, këto veshje bëhen edhe më të thjeshta për t’u gjykuar nga ju.
Votoni!