Kanabisi, Rama: Fituam betejën në të gjithë Shqipërinë, do të ngrihet një Task Forcë Speciale

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij në “Komunikimin Javor” nëpërmjet një video mesazhi foli për luftën kundër kanabisit dhe suksesin që ka arritur qeveria e tij në 4 vitet e fundit.

“40 orë më parë e gjithë Shqipëria dhe partnerët tanë u njohën me luftën kanabisit“. Rama iu referua vizitës së ditës së premte të ministrit të Brendshëm italian, Marco Minniti., njofton TV Klan.

“Shqipëria e sotme nuk ka lidhje aspak me Shqipërinë e 4 viteve më parë. Të vërtetën nuk e përmbys dot askush në 4 vitet e fundit”, tha Rama.

Rama tha se do të ngihet një Task Forcë Speciale, e cila do të marrë përsipër operacionin më afatgjatë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Nesër do miratojmë Task Forcën Speciale. Kjo strukturë do marrë përsipër operacionin me afatgjatë kundër krimit të organizuar. Natyrisht nuk do jetë sekret misioni i operacionit që është punuar prej 3 muajsh. Ky operacion do të jetë një orë e të vërtetës, këtu do të jemi dhe do të shohim se kush po e lufton krimin, kjo politikë që po e përdor krimin si luftë politike apo ne”.

Sot sipas, Ramës vendi ka numër të ulët të vrasjeve.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se është turp për të gjithë ata punonjës policie që bashkëpunojnë më kultivuesit e kanabisit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button