PSP-ja në objektin e Qytetit të Shkupit (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë gjatë paradites së sotme ka hyrë në objektin e Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Siç thonë nga PSP, pas hyrjes së tyre në Qytetin e Shkupit, kanë mbajtur mbledhje me udhëheqësinë pa zbuluar detajet e bisedës dhe mbledhjes.

Sipas informacioneve të “Makfax”, prokuroret Speciale janë duke mbledhur dëshmi për procedurë parahetimore duke kërkuar dokumente të “Shkupi 2014” dhe të tjera ku dyshohet për krim në bisedat e përgjuara, “bombat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button