Është plaçkitur një kroat derisa ka qenë në një takim afarist në Tetovë

Një kroat 67-të vjeçar është plaçkitur derisa ka qenë në një takim zyrtar me partnerë dhe miq në një objekt hotelerik në Tetovë.

I është vjedhur portofoli në të cilin ka pasur 2.500 euro, 800 kuna kroate, 11.100 dinarë serb. disa kartela bankare kroate dhe dokumente personale.

Policia kumtoi se pas një kohe të shkurtër është arrestuar një person për shkak dyshimit se e ka kryer vjedhje. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button