Rama ndërron prefektët në Shqipëri, në mesin e tyre një grua

Kryeministri shqiptar Edi Rama dje pasdite ka prezantuar 12 prefektët e rinj, aq sa prefektura funksionojnë në vend, duke theksuar se në fazën e re të qeverisjes së vendit, pas një sërë reformash, nevojitet një tjetër qasje për rolin e Prefektit.

Rama, siç njofton ATSH, theksoi se prefektura ishte një institucion që mbeti në hije ndërkohë që dinamika e re e kësaj faze të re qeverisje kërkon një qasje dhe profil të ri të figurës së prefektit.

Kryeministri shqiptar, foli edhe për procesin e përzgjedhjes së 12 prefektëve të rinj, duke u shprehur se ata kanë shërbyer në shërbimin ushtarak.

Ai i vlerësoi ata për formimin e tyre të lartë profesional, për lidershipin e tyre si edhe për aftësitë menaxhuese për një karrierë ku ata kanë qenë të përfshirë në sfida të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Ajo që bie në sy është se për herë të parë do të ketë prefekt grua. Ajo është Suzana Jahollari e cila do ta drejtojë prefekturën e Tiranës.

Kryeministri Rama theksoi se qeveria vijon të jetë e angazhuar vendosmërisht në fazën e dytë të betejës së hapur kundër kultivimit të kanabisit, ku roli i prefektëve merr një rëndësi të veçantë.

Rama kërkoi nga prefektët e rinj transformim rrënjësor edhe të institucioneve ku ata do të hyjnë duke filluar nga dita e sotme, duke vendosur një kontroll të plotë rigoroz në fushën e tyre si dhe të jenë një kullë vrojtimi e veprimtarisë shtetërore në terren.

Lista e Prefektëve të emëruar

Roland Nasto emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit

Çesk Millja emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës

Baki Bala emërohet prefekt i Qarkut të Fierit

Dhori Spirollari emërohet prefekt i Qarkut të Korçës

Harilla Dafa emërohet prefekt i Qarkut të Beratit

Nexhbedin Shehu emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës

Astrit Aliaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës

Suzana Jahollari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës

Maksim Malaj emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit

Zenel Kuçana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit

Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës

Flamur Mamaj, emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button