Guardiola: Të mundësh Napolin dy herë, është fantastike

Manchester City po funksionon në mënyrë të mrekullueshme dhe Pep Guardiola nuk e fsheh lumturinë, njofton Top Channel.

Trajneri spanjoll vlerësoi lojën e napolitanëve, ashtu siç theksoi se është arritje t’i mposhtësh ata dy herë në 15 ditë.

“Të mundësh Napolin dy herë në dy javë, është një impresion i pabesueshëm. Kishim përballë një prej trajnerëve dhe një prej skuadrave më të forta me të cilat jam përballur. në 30 minuta na kanë masakruar, por më pas më pëlqeu shumë reagimi, sepse morëm lojën nën kontroll dhe arritëm të shënojmë plot 4 herë. Fituam kundër një skuadre të madhe, sepse jam i dashuruar me mënyrën sesi luan Napoli”, tha Guardiola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button