Mavrovë, sot në mëngjes kanë zbritur temperaturat në -5 gradë celsius

Temperatura më e ulët prej -5 gradë celsius sot në mëngjes është shënuar në Mavrovë dhe Lazaropole, ndërsa më e larta prej 5 gradë mbi zeron në Gjevgjeli.

Siç kumtoi DPHM, temperatura prej -4 është shënuar në Tetovë, Shkup, Petrovec, Manastir, Berovë, -3 në Strumicë, D. Kapi, -2 në Prilep, Shtip, Krushevë, -1 në Kriva Pallankë, Kumanovë, Pozharan, Shkup, 0 Pretor, 1 Ohër, Gjurishtë, Vinicë, Topollçan dhe 4 gradë Celsius në Dojran.

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ftohtë me erë të dobët veriore. Temperatura do të arrijë prej 8 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me temperaturë deri në 13 gradë Celsius.

Edhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell me mëngjese të ftohta dhe pak më ngrohtë gjatë ditës. Të premten do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për shi të dobët lokal, para së gjithash në pjesët veriore. Gjatë fundjavës do të jetë me diell me vranësira mesatare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button