Nis mbledhja e Qeverisë së Kosovës, konfirmohet buxheti mbi 2 miliardë euro
Ka filluar mbledhja e 11-të e Qeverisë së Kosovës në të cilën është duke u bërë Shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018.
Në këtë mbledhje ministri i Financave, Bedri Hamza, ka konfirmuar se buxheti për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro.
Duhet përkujtuar që më parë ishte parashikuar që buxheti për vitin 2018 të mos arrinte as shifrën 2 miliardë euro.
Gjithashtu si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit të Komitetit Drejtues të Asistencës Teknike, Energjia nga Linjiti.