Kotevski: Nuk ka arsye që t’i kthejmë mandatet në komunat ku kemi fituar

Edhe pse VMRO-DPMNE nuk i pranon rezultatet nga zgjedhjet lokale, prej atje thonë se nuk do t’i tërheqin kryetarët e tyre të komunave të cilët kanë marrë mandat në 5 komuna, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi i partisë, Ivo Kotevski, për “Fokus”, thotë se nuk e kanë ndërmend që t’ia lënë LSDM-së pushtetin absolut me tërheqjen e kandidatëve të tyre për kryetar të komunave.

“Nuk ekziston arsye që t’i kthenim mandatet për kryetar të komunave nga VMRO-DPMNE që kanë fituar edhe në këso kushte, pasi që në këtë mënyrë vetëm do t’i ndihmonim Zaevit dhe LSDM-së në uzurpimin e vullnetit të tyre dhe realizimin e planit të tyre për pushtet absolut dhe fuqi që sa më lehtë të tregtojnë me interesat shtetërore”, thotë Kotevski.

Ai e përsëriti qëndrimin e liderit të partisë, Nikolla Gruevski, se vullneti i qytetarëve është vjedhur me kërcënime, trysni, korrupsion dhe keqpërdorim të institucioneve. Kotevski shtoi se nëse zgjedhjet do të mbahesh të paktën në kushte minimalisht korrekte dhe në atmosferë demokratike, rezultatet do të ishin më ndryshe.

“Dëshmitë për të gjitha faktet më së miri do të mundemi t’i marrim zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë organizuar sipas modelit të Përzhinës, gjegjësisht zgjedhje në të cilat do të ekzistojë kontroll ndaj keqpërdorimeve të aparatit shtetëror për qëllime partiake”, tha Kotevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button