Seanca e parë e Grupit punues serb për dialog me Kosovën

Shteti serb ka formuar një grup punues anëtarët e së cilit do të merren me çështjen që kanë të bëjnë me dialogun me Kosovën.

Sesioni i parë i këtij grupi fillon punën sot, ka njoftuar kryetari i këtij grupi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, për një televizion serb.

Detyra e këtij grupi është që t’u japë mbështetje organeve të shtetit serb që merren zyrtarisht me dialogun me Kosovën dhe më pas monitoron aktivitet dhe marrëveshjet që dalin nga procesi i bisedimeve, transmeton Klan Kosova.

Sipas raporteve të mediave, grupi ka 13 anëtarë ku përfshihen përfaqësues të të gjitha departamenteve dhe organeve shtetërore relevante, të shoqërisë civile dhe sipas nevojës grupit i bashkohen edhe anëtarë të tjerë nga sfera të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button