“CIVIL”: Aktivitet i përforcuar i aktivistëve partiak në prag të ditës zgjedhore

Ekipet monitoruese të organizatës joqeveritare CIVIL kanë vërejtur aktivitet të intensifikuar të aktivistëve partiak në komunat ku votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe ditën e heshtjes parazgjedhore.

Apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në raundin e dytë, të kontribuojnë për ditë të qetë, të lirë dhe demokratike zgjedhore.

CIVIL, siç theksohet në deklaratë, ka marrë disa raporte nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe një dëshmi audio për një ryshfet zgjedhor në Shtip.

Kjo organizatë joqeveritare u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës së tyre të votës ose parregullsive zgjedhore në formularin online www.slobodniizbori.info ose email  [email protected].  Paraqitjet  qytetarët mund t’i dorëzojnë edhe në telefonat  02/5209 176, 071 608 523, 078/746 138.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button