Vdes në vendin e punës në autostradën Prishtinë-Shkup një punëtor i Bechtel-Enkas

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar një punëtor i firmës Bechtel-Enkas, i cili ishte duke punuar në autostradën, Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”.

Siç njoftojnë mediat duke iu referuar dëshmitarëve okularë punëtori  është goditur nga kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Ndërsa mësohet se viktima, i cili kishte kohë që punonte në Bechtel-Enka, ishte banor i qytetit të Prizrenit.

Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button