“Shkarkimi i Arsene Wengerit do të ishte vendim i lehtë”

Stan Kroenke beson që shkarkimi i trajnerit Arsene Wenger verën e kaluar do të ishte një gjë e lehtë për tu bërë.

Arsenali përfundoi sezonin e kaluar jashtë top katërshes për herë të parë në dy dekadat e francezit si trajner por pavarësisht kundërshtimeve nga tifozët, klubi vendosi t’i vazhdoj kontratën Wengert edhe për dy vite, transmeton Arbresh.info.

Aksionari më i madh i klubit, Kroenke qëndron pas këtij vendimi por beson që shkarkimi i Wengerit do të ishte i lehtë.

“Arsene është i fortë, ai është i fokusuar dhe mendoj se e ka shfaqur këtë mbi të gjitha”, tha ai për ‘Daily Mirror’. “Ne gjithmonë e vlerësojmë atë dhe është e qartë se duhet shikuar edhe në faktorët e përfshirë”

“Por kur merrni një vendim si ai, ju duhet të peshoni faktorë shumë të ndryshëm, por me shpresën se i shqyrtoni në mënyrën e duhur për të ardhur në vendimin e duhur. Mendoj se ne e kemi bërë këtë”

“Është lehtë të ndryshosh trajnerët dhe njerëzit e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Por gjëja më e vështirë është përsëritja e suksesit dhe qëndrimi kompetitiv”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button