Ministria e Shëndetësisë kundër propozim-ligjit të pirjes së duhanit

Pas propozim-ligjit për ndryshim të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit me propozim të deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë dhe pas qëndrimit “se nuk ka mendim për këtë çështje” të Qeverisë së Maqedonisë, Ministria e Shëndetësisë sot doli me reagim ndaj këtij propozim ligji duke thënë se “pirja e duhanit është zgjedhje personale, por duhapirja pasive jo“, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë është se duhet të mbahet llogari për shëndetin e popullatës. Pasojat e dëmshme nga pirja e duhanit janë faktor-rreziku që tashmë dihen për sa i përket shëndetit të njerëzve dhe sipas asaj MSH-ja nuk mund të promovojë leje dhe të përkrah politika të cilat janë të dëmshme për njerëzit. Pirja është zgjedhje personale, por duhanpirja pasive jo”, njoftojnë nga MSH-ja.

Përndryshe, ditë më parë ky propozim-ligj mori dritë jeshile nga Qeveria e Maqedonisë për të kaluar më pas në procedurë parlamentare. “Për këtë çështje, Qeveria ka  qëndrim të pajtuar që ligji të kthehet në Kuvend në procedurën e mëtutjeshme”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski duke thënë “se qendrimin i Qeverisë është se nuk ka mendim për këtë çështje”.

Ndryshe, grupi i deputetëve të shumicës parlamentare më 20 korrik kanë ngritur iniciativë për ndryshimin e ligjit për prije të duhanit në procedurë të shkurtuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike në objektet hotelierike, gjegjësisht në restorante dhe kafiteri.

Kjo ka ardhur si rezultat që gjatë viteve të fundit ka pasur masa rigoroze dhe dënime të larta në objektet që është pirë duhani, dhe si pasojë e kësaj është zvogëluar qarkullimi.

Në njërën nga ndryshimet kyçe që parashihet me ndryshimin e ligjit aktual, pronarët e objekteve hotelierike do të munden të ndajnë hapësirë të caktuar për pirësit e duhanit, ndërkaq në të gjitha pjesët tjera qartë duhet ta theksojnë me simbole se është e ndaluar prija e duhanit.

Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në dispozitat me të cilat rregullohet pirja e duhanit jashtë objekteve.

Për të parë propozim-ligjin e plotë: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button