Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët veriore. Në malet reshjet do të jenë me borë, ndërsa në vendet më të larta do të formohet edhe shtresa e dëborës, veçanërisht në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e fortë veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup moti dë të jetë i vranët me reshje  shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e fortë veriore.

Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri 11 gradë.

Edhe të mërkurën do të fryjë erë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave ditore. 

Nga e mërkura do të ketë ulje graduale të vranësirave, ndërsa nga e enjtja edhe rritje të temperaturave ditore. Pastaj në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button