Futbollisti i Monacos ka një fjalë të madhe për Canën (VIDEO)

Lorik Cana së fundi ishte i pranishëm në televizionet e njohura franceze, si Canal+ dhe Bein Sport.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, mbrëmë i dha fund futbollit aktiv, duke shkelmuar topin në derbin Marseille – PSG, transmeton Syri.net.

Të premten, përmes televizionit francez, ai u lidh “live” me ish-bashkëlojtarin e tij te Lazio, Keita Balde Diao.

22-vjeçari i cili u transferua në Monaco, në fillim të bisedës e përshëndet kosovarin me “Grande” Lorik (I madhi Lorik).

Kjo, ishte befasi edhe për udhëheqësen e emisionit sportiv, e cila i thotë “Wow, si të thërrasin kështu i madhi Lorik”.

Kujtojmë se Cana luajti me Lazion gjatë sezoneve 2011/2015, ku bëri afro 90 paraqitje dhe shënoi 4 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button