Në një kamion në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” janë zbuluar 13 emigrantë ilegalë

 Një grup prej 13 emigrantëve ilegalë nga Iraku ka zbuluar dje policia kufitare në bunkerin e bërë special në automjetin transportues me targa bullgare, të drejtuar nga një shtetas grek.

Siç kumtoi MPB-ja, grupi i emigrantëve është zbuluar rreth orës 20:45 minuta në Vendkalimin kufitar “Bogorodicë” nga ana e nëpunësve policorë në bashkëveprim me nëpunësit doganorë, gjatë kontrollit të automjetit transportues “Reno” me targa bullgare, të drejtuar nga S.A. (45) nga Republika e Greqisë.

“Migrantët janë gjetur në një bunker special të bërë në pjesën e përparme të rimorkios, menjëherë pas kabinës së automjetit. Qendra rajonale për punë kufitare Jug pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar Shkup parashtroi kallëzim penale kundër S.S. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të bërë penale ‘fshehje të migrantëve'”, theksojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button