Maqedoni, ja cili është qëndrimi i Qeverisë për propozim-ligjin për pirjen e duhanit

Qeveria nuk ka mendim pas propozim-ligjit për ndryshim të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit me propozim të deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Për këtë çështje, Qeveria ka  qëndrim të pajtuar që ligji të kthehet në Kuvend në procedurën e mëtutjeshme”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në brifingun e sotëm me gazetarët.

Kjo është vendosur dje në seancë qeveritare të Qeverisë së Maqedonisë.

Ndryshe, grupi i deputetëve të shumicës parlamentare më 20 korrik kanë ngritur iniciativë për ndryshimin e ligjit për prije të duhanit në procedurë të shkurtuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike në objektet hotelierike, gjegjësisht në restorante dhe kafiteri.

Kjo ka ardhur si rezultat që gjatë viteve të fundit ka pasur masa rigoroze dhe dënime të larta në objektet që është pirë duhani, dhe si pasojë e kësaj është zvogëluar qarkullimi.

Në njërën nga ndryshimet kyçe që parashihet me ndryshimin e ligjit aktual, pronarët e objekteve hotelierike do të munden të ndajnë hapësirë të caktuar për pirësit e duhanit, ndërkaq në të gjitha pjesët tjera qartë duhet ta theksojnë me simbole se është e ndaluar prija e duhanit.

“Në objektet që janë të caktuara për mysafirë, mund të caktohen dhoma përkatëse për vendosjen e duhanpirësve, por më së shumti 30% të kapacitetit të plotë të objektit”, thuhet në propozimin për ndryshim të ligjit në nenin 3.

Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në dispozitat me të cilat rregullohet pirja e duhanit jashtë objekteve, transmeton Portalb.mk.

Do të pësojë neni 3 paragrafi 1 i cili thotë:

“Ndalohet pirja e duhanit në hapësirat publike me nenin 2 të këtij ligji. Pirja është e lejuar vetëm jashtë hapësirës së objektit (tarracë, kopsht dhe të ngjashme), me përjashtime nëse hapësira është e mbuluar dhe është e hapur së paku një nga 3 anët në të cilat nuk ka kurrfarë gardhi (qelq, foli, plastika ose 11 mbuluese najloni ose ngjashëm) ose në vend të hapur i cili nuk është me tenda, çadra dhe ngjashëm, ndërkaq anësh është i mbyllur (disko-klube në hapësirë të hapur, tarraca, kopsht verore dhe të ngjashme)”.

Deputetët gjithashtu planifikojnë edhe ndryshime për personat juridik.

“Në hapësirat publike nga neni 2 i këtij ligji, personi përgjegjës i personit juridik do të caktojë hapësirë në të cilën do të pihet duhani, nëse ka mundësi, ndërkaq në të gjitha tjerat hapësira do të vendoset shenjë për ndalesë të pirjes së duhanit dhe do të sigurojë kontroll të ndalesës së pirjes së duhanit. Ndarja e hapësirave dhe vendosja e shenjave për ndalim të pirjes së duhanit do të kryhet në afat prej 60 ditëve prej kur të hyjë në fuqi ky ligj”, thuhet në propozim ligjin për mbrojtje nga duhani.

Në ligj nuk theksohet se pronarët e objekteve hotelierike nëse do të duhet që të sigurojnë kushte të brendshme përkatëse për ventilim ose për përforcimin e saj, sipas dispozitave ligjore aktuale.

Propozim-ligjin mund ta lexoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button