Maduro: Kam mustaqe dhe dukem si Stalini, por nuk jam ai

Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro u ndal në mbrojtje të sistemit zgjedhor të këtij vendi, të cilin e quajti “më të sigurtin në botë”, pasi opozita u nda gjatë njohjes së rezultateve të zgjedhjeve rajonale, në të cilat socialistët në pushtet të dielën korrën fitore të fuqishme.

Edhe krahas pakënaqësisë për shkak të situatës ekonomike dhe në kundërshtim me anketat, partia në pushtet e Maduros i fitoi 17 prej gjithsej 23 guvernatorëve në vend. Koalicioni opozitar për unitet demokratik MUD refuzoi t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve, duke i quajtur “të kurdisura”, qëndrimin e së cilit e pranoi edhe SHBA-ja. Megjithatë, dy kandidatë opozitarë i njohën rezultatet zgjedhore.

Kritika më të ashpra në llogari të rezultateve zgjedhore arritën nga Uashingtoni, prej ku qeverisja e Maduros është quajtur “diktatoriale”. Disa shtete evropiane, gjithashtu, shprehën brengosje, ndërsa 12 vende të Amerikës Latine, të kryesuara nga Peru, i dënuan “pengesat, kanosjet, manipulimet dhe parregullsitë” në zgjedhje.

Pushteti i Venezuelës i hedh poshtë akuzat për mashtrime zgjedhore.

“Sistemi zgjedhor i Venezuelës është sistemi më i sigurt dhe më i kontrolluar në botë, deklaroi Maduro. Njëherësh ai presidentin amerikan Donald Tramp e porositi: “Unë nuk jam diktator, por punëtor i thjeshtë. Kam mustaqe dhe dukem si Stalini, por unë nuk jam ai”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button