E fshehta pas vetullës së prerë të Adelina Ismajlit: Ja çfarë i ka ndodhur këngëtares (Foto)
Ajo është bërë e famshme në vitet ’90, kur u shpall Miss Kosova ’97 dhe nisi karrierën e saj si këngëtare.
Që prej kësaj kohe, Adelina Ismajli mban statusin e një prej këngëtareve më të bukura dhe më joshëse të skenës shqiptare, që si tipar identifikues kishte vetullën e prerë.
Por si i ka mbetur kjo shenjë Adelinës në pjesën e vetullës, që më pas do të kopjohej nga fanset e saj? Këtë këngëtarja e ka zbuluar vite më parë në një intervistë, ku ka rrëfyer se shenjën në vetull e ka si kujtim nga një incident me motrat e saj, kur ato ishin fëmijë./Kosovarja/