Shekerinska: Qeverisja e të drejtës kyçe për sigurinë dhe ekonominë

U dëshmua se anëtarësimi në NATO dhe BE si spirancë e politikës sonë, janë shumë të rëndësishme edhe për sigurinë edhe për ekonominë e Maqedonisë. Maqedonia është shembull, ndërsa ky është mësimi nga kriza e viteve të kaluara, se shans i vetëm që shteti të jetë rezistues ndaj rreziqeve të sigurisë është qeverisja e denjë e së drejtës.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën “Të rinjtë, paqja dhe siguria” në organizim të rrjetit rinor Y-PEER Maqedoni.

“Në rastin e Maqedonisë u dëshmua se edhe siguria dhe stabiliteti i një shteti me të vërtetë varen nga ajo se nëse institucionet funksionojnë në mënyrë të përshtatshme, nëse mediat janë të pavarura në mënyrë të hijshme, se qytetarët, megjithatë, kanë ndjenjën se në fund të procesit një lloj i drejtësisë, shtetit juridik funksionon. Me të vërtetë u dëshmua se korrupsioni dhe krimi janë një prej rreziqeve kyçe për destabilizim dhe mendoj se këtë mësim duhet ta përsërisim për arsye se shumë shpesh, madje edhe politikanë dhe analistë evropianë thoshin – për ne nuk është e rëndësishme demokracia, për ne është i rëndësishëm stabiliteti”, tha Shekerinska.

Çështja kyçe për të rinjtë, madje, shton ajo, është se si të ndikojnë ata në të gjithë procesin, ndërsa për këtë qëllim, thekson se është e rëndësishme që të angazhohen, të jenë të zëshëm dhe të mendojnë në mënyra të ndikimit më të drejtpërdrejt dhe angazhim më të madh duke e përfshirë edhe politikën.

“Edhe partitë politike në njëfarë mënyre janë firma, i aftësohen tregut dhe nëse tregu thotë se pensionistët sigurt se do të votojnë, atëherë më e madhe është mundësia se partia do të dalë dhe të thotë jo që pagat, por që pensionet duhet të rriten. Për këtë mendoj se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jenë aktiv edhe në partitë politike që të jenë tensioni brenda, që të vijnë në situatë që të ulen në tryezë kur merren vendimet, ndërsa nëse nuk janë atje atëherë të jenë pjesë në këtë pjesë të opinionit ku do të bëjnë presion politik publik mbi cilëndo qeveri dhe mbi cilindo institucion për të drejtat e tyre”, thotë ministrja e Mbrojtjes.

Në konferencën dyditore 20 përfaqësues  të rinj nga më shumë organizata do të debatojnë për lidhshmërinë e temës “Të rinjtë, paqja dhe siguria” me zhvillim të qëndrueshëm dhe Rezoluta 2030 e KB-së. Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të cilat Shoqata për inovacione sociale ARNO në partneritet me Y-PEER Maqedoni i realizojnë në kuadër të planit të punës për vitin 2017 për komponentën “Të rinjtë” të Fondit për popullsi e KB-së.

Shekerinska: Qeverisja e të drejtës kyçe për sigurinë dhe ekonominë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button