UEFA shpërblen ekipet e Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës shpërbleu me fondin e UEFA-s dy ekipet përfaqësuese të shtetit shqipfolës në garat europiane për sezonin 2017/18, transmeton Top Channel.
Kampionia e Kosovës, Trepça ’89 ishte pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, kurse Prishtina përfaqësoi vendin në Europa League.
Ekipi nga Mitrovica mori thuajse gjysmë milion Euro nga UEFA kurse skuadra kryeqytetase është shpërblyer me 215 mijë euro, pasi u kualifikua në raundin e parë pareliminator të Europa League, ku u eliminua nga ekipi suedez i Norrkoping.
Ndërkohë sipas FFK, prioritet mbeten kompletimi i tre stadiumeve ku do të luajnë skuadrat e Kosovës, po ashtu edhe ekipet përfaqësuese.