Borisov: Greqia dhe Maqedonia të gjejnë zgjidhje, siç e bënë atë Sofja dhe Shkupi

Greqia dhe Maqedonia duhet të gjejnë zgjidhje për kontestin midis tyre siç e bënë këtë Sofja dhe Shkupi, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

“Duhet të gjendet zgjidhje midis dy popujve, ashtu siç e gjetëm ne, pasi që Greqia do t’i bllokojë për në NATO dhe për në BE”, thekson Borisov në deklaratën për “Trud”, duke iu përgjigjur pyetjes se pse në takimin e djeshëm të liderëve të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë në Varnë, nuk ka marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Për krijimin e të a.q. “Katërshja e Varnës”, kryeministri bullgar vlerëson se me këtë vërtetohet vullneti i përbashkët për bashkim, integrim evropian dhe për respektimin e parimeve evropiane dhe rregullave. Kjo njëherësh do të thotë edhe zgjidhje e çështjeve të cilat janë të rëndësishme për Ballkanin, theksoi Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button