Pejë: Mbahet tryeza franko-kosovare

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të bizneseve franceze dhe atyre kosovare, në Pejë është zhvilluar një tryezë e me iniciativën e Odës Ekonomike Franko- Kosovare, në të cilën ka marrë pjesë edhe ambasadori François Fitou.

Në tryezë janë prezantuar biznesmenë të rajonit të Dukagjinit. Takim i është vlerësuar i një rëndësie të veçantë, i cili do të ndikojë në zhvillimin e bizneseve të kësaj komune. Tryeza është vlerësuar e rëndësishme edhe nga biznesmenët vendës.

Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike Franko Kosovare, Afrim Ethemi, tha se qëllim i organizimit të kësaj tryeze është lidhja e ekonomisë së Kosovës me atë të Francës. Ai bërë të ditur se bashkëpunimi ka nisur në Pejë dhe do të vazhdojë edhe në qendra të tjera të Kosovës. Ambasadori Fitou ka vizituar edhe Korporatën Devolli.

Lajme të ngjashme

Back to top button