Raporti i OSBE për zgjedhjet, LSI: Konfirmoi një tragjedi!

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e tretë më e madhe në parlamentin shqiptar, reagoi pas raportit të OSBE për zgjedhjet 25 qershorit, duke e konsideruar si konfirmim të një tragjedie.

Deputeti i saj Endrit Braimllari, në një dalje para mediave tha se “Raporti e provon qartë që vota e lirë e shqiptarëve si themel i demokracisë ka pësuar goditjen e sa më të rëndë dhe opozita shqiptare ka sot përgjegjësinë më të madhe për të demaskuar çdo ditë dhe çdo orë, krimin elektoral të 25 qershorit dhe kryepërgjegjësi kryesor i këtij elektoral është Edi Rama”. Sipas tij, shumë vëzhgues të OSBE/ODIHR shprehën shqetësimin që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës qoftë si kandidatë qoftë si mbështetës dhe një numër i madh incidentesh të dhunshme kanë ndodhur gjatë fushatës. “Është e qartë për çdo shqiptar që vota e tyre u shit dhe u ble masivisht nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Policia dhe kriminelët u bënë njësh me krimin e organizuar” tha zoti Braimllari.

Për LSI “Reforma zgjedhore që pritet të fillojë duhet t’i japë përgjigjen e parë shit-blerjes së votës dhe kriminelëve pjesëtarë të listave apo mbështetës. Opozita ka mision ti rikthejë dinjitetin qytetarëve” tha zoti Braimllari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button