Problemet më të mëdha me të cilat do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Strugës
Kandidatët për kryetar të komunës së Strugës pas fitimit të mandatit do të ballafaqohen me shumë probleme të vjetra të cilat presin të zgjidhen me përgjegjësi.
Një ndër problemet më kryesore që kishte kjo komunë në periudhën e fundit ishte deponia e saj, e cila mori flake dhe shkaktoi shqetësim, brengosje dhe hidhërim te banorët. Ndotja e ajrit nga djegia e deponisë shkaktoi revoltë tek banorët të cilët ngritën zërin në mënyrë të ndryshme duke kërkuar përgjegjësi komunale dhe zgjidhje të menjëhershme të problemit.
LEXO: Deponia e Strugës vazhdon të digjet
LEXO: Sigurim fizik prej 24 orëve në Deponinë e Strugës
LEXO: Disa qytetarë të Strugës hodhën mbeturina para ndërtesës së Komunës
Problem tjetër me të cilin ballafaqohet kjo komunë është edhe mungesa e mjëve në spitalin e Stugës si dhe numri i vogël i shqiptarëve të punësuar në këtë institucion.
LEXO: Mjekë dhe infermieret ikin jashtë shtetit, Spitalet e Strugës me mungesë të kuadrit
LEXO: Mjekët e rinj të pakënaqur, braktisin Strugën
LEXO: Strugë, përfaqësimi i shqiptarëve në spital është simbolik
Gjithashtu më shumë se 70% e gypave të rrjetit të ujësjellësit të Strugës, sidomos në pjesën e vjetër të qytetit, janë prej azbestit. Ky rrjet është ndërtuar para pothuajse gjashtë dekadave. Për shkak të vjetërsisë shfaqen defekte të shpeshta në sistem. Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi i Strugës” thonë se mirëmbajtja e gypave të azbestit është punë e shtrenjtë dhe e vështirë.
LEXO: Strugë, nuk zgjidhet problemi me gypat e vjetra të azbestit
Kryetari i ri i kësaj komune po ashtu do të ballafaqohet me pasojat e asaj që Brukseli shkurtoi mbi 8.5 milion euro nga fondet IPA për Maqedoninë, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e sistemit kolektor në fshatin Radozhdë të Strugës dhe si pasojë, ujërat e zeza nga kjo lagje turistike dhe zonat përreth do të vazhdojnë të derdhen në liqenin e Ohrit dhe do ta ndotin ujin.
LEXO: Fondet IPA, Strugës i shkurtohen 8.5 milion euro
Në këtë komunë po ashtu prezentë janë edhe shumë probleme të tjera të natyrave të ndryshe si mungesa e investimeve, zona e lirë ekonomike që nuk ka shqiptarë të punësuar, mungesa e teksteve shkollore në shkolla, mungesa e paraleles shqipe për fëmijë me aftësi të kufizuara, mungesa e kopshteve për fëmijë, si dhe mungesa e stafit hotelierik që shtyn punësimin e punonjësve të huaj.
LEXO: Investime të reja në Ohër por jo edhe në Strugë
LEXO: Strugë, Zona e lirë ekonomike pa të punësuar shqiptar
LEXO: Strugë, mungon paralelja për fëmijët shqiptarë me nevoja të veçanta
LEXO: Strugë, në tri dekada nuk është hapur asnjë kopsht për fëmijë
LEXO: Struga dhe Ohri pa staf të mjaftueshëm hotelierik, punësojnë të huaj
Ndërkaq sa i përket kaosit ndërtimor, ish kryetari i Strugës, Zijadin Sela atë kohë akuzoi se me ndryshimet në Ligjin për toka ndërtimore, të cilat Kuvendi i miratoi, legalizohet kriminaliteti dhe kaosi në Strugë. Ndryshimet parashohin që gjatë dhënies së plazheve me koncesion, përparësi të kenë qiraxhinjtë paraprak nëse ata sërish janë pjesë e ankandit publik, madje edhe nëse ata nuk ofrojnë çmim më të lartë.
LEXO: Strugë, Sela akuzon pushtetin qendror për kaosin ndërtimor