Panucci rikthen Xhakën dhe Cikalleshin për Spanjën dhe Italinë
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci publikoi listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Italinë, respektivisht më datë 6 dhe 9 tetor, transmeton Top Channel.
Për këto dy ndeshje, Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën: Mavraj, Roshi e Kukeli.
Bie në sy rikthimi në listë i Sokol Cikalleshit, Taulant Xhakës dhe Ermir Lenjanit. Spikat edhe thirrja në kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji.