Tramp do ta përgjysmojë numrin e refugjatëve të cilët SHBA-ja do t’i pranojë në vitin 2018

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp planifikon që ta reduktojë numrin e refugjatëve të cilët SHBA-ja do t’i pranojë gjatë vitit 2018, në më së shumti 45.000.

Kjo pothuajse është dyfish më pak prej 84.995 refugjatëve të cilët SHBA-ja i ka pranuar në vitin 2016.

Pritet numri real i refugjatëve të cilët do t’i pranojë SHBA-ja të jetë nën 45.000, nëse merren parasysh të gjitha procedurat e nevojshme administrative.

Sipas burimeve të Administratës amerikane, Ministria për Siguri të Brendshme ka dashur që këtë numër ta reduktojë në 40.000 ndërsa Departamenti Shtetëror ka kërkuar që të pranohen 50.000 persona. Presidenti Tramp ka insistuar që të pranohen sa më pak refugjatë, në pajtim me premtimet e tij parazgjedhore.

Sipas Trampit, SHBA-ja mund t’ju ndihmojë numrit më të madh të refugjatëve të vendosur në shtetet të cilat ndodhen në linjën e parë me zonat ushtarake, siç janë Turqia, Jordani apo Libani, ku shpenzimet për akomodimin dhe integrimin e refugjatëve nga Siria dhe Iraku janë shumë më larg, sesa t’i pranojnë ose integrojnë në SHBA.

Numri përfundimtar i refugjatëve të cilin SHBA-ja do t’i pranojë në vitin 2018 do të publikohet të dielën. Ish-presidenti amerikan, Barak Obama dëshiroi ta obligojë SHBA-në t’i pranojë nga 110.000 persona në vit, duke vlerësuar se vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohet pozita e rreth 22,5 milionë refugjatëve, aq sa Kombet e Bashkuara vlerësojnë se janë në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button