PSP-ja kërkon që Gruevskit, Protogjerit dhe Dimovskit t’u konfiskohet pasuria me vlerë prej 2.2 milionë euro

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në akuzën për rastin “Titanik” kërkon që liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, ish-shefit të kabinetit të tij, Martin Protogjerit, deputetit të tanishëm të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovskit dhe të akuzuarit Leko Ristovski në mënyrë solidare t’u konfiskohet pasuria me vlerë prej 2.2 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Kjo shumë, sipas PSP-së, ka të bëjë me fondet e siguruara në mënyrë joligjore për fushatat zgjedhore të partisë në vitin 2011, 2013 dhe 2014.

Prokuroria Speciale Publike në faqen e saj të internetit i ka publikuar aktakuzat për të gjitha 20 rastet që i akuzon, të cilat lidhen dhe dalin nga bisedat e përgjuara.

Vetëm, siç shihet, nuk është publikuar përmbajtja për akuzat për rastet “Target” dhe “Fortesa”.

Në akuzat e publikuara mund të shihen momente interesante dhe kuriozitete për të akuzuarit në rastet dhe për mënyrat me të cilat janë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button