Eurointegrimet në fokus të seancës së sotme qeveritare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë pasdite do ta mbajë seancën e 29-të, ku do të shqyrtohet përparimi në procesin e integrimit evropian dhe shfrytëzimi i fondeve të BE-së.

Në seancë pritet të shqyrtohet edhe realizimi i prioriteteve për hyrje në NATO dhe realizimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Në rend të ditës është edhe informata për përparimin e aktiviteteve nga projekti “Vizita e kompanive” të cilat kanë problem në procedurën për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe për takimet e realizuara me persona fizikë dhe juridikë, të cilët kanë probleme të karakterit pronësoro-juridik.

Ministrat në Qeveri pritet t’i shqyrtojnë edhe raportet për punën e më shumë institucioneve dhe më shumë çështjeve kadrovike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button