Robben i lënduar?
Kanë filluar shqetësime të reja për Carlo Ancelottin para ndeshjes kundër Paris Saint Germian.
Bayern Munchen do të takohet me PSG-në në xhiron e dytë për fazën e grupëve të Ligës së Kampionëve.
Pas Manuel Neuer i cili do të mungoj deri në fund të janarit, tani sic duket vjen një shqetësim tjetër.
Bëhet fjalë për Arjen Robben i cili është fotografuar në rrugën e Munihut me një fashë në këmbë.
Kjo besohet se anësori holandez është i lënduar dhe mund të mungoj në ndeshjen e së mërkurës.