Angellovski me pesë shqiptarë ndaj Italisë dhe Lihteshtajnit

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski shpalosi listën e futbollistëve për sfidat e fundit të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, që Maqedonia i luan kundër Italisë më 6 tetor dhe Lihtenshtajnit më 9 tetor.

Pas një pauze të gjatë, rikthehet Arian Ademi, por edhe Ferhan Hasani, që mungoi në sfidat e fundit të Maqedonisë për shkak të lëndimit.
“Jam i lumtur që Ademi do të ketë të drejtë lojë nga 7 tetori. Ne do të mundohemi që ta ndihmojmë që të kthehet në formën e duhur. Këtu është edhe Hasani, i cili ishte i ftuar edhe për 2 sfidat e fundit, por nuk ishte prezent shkaku i lëndimit.” tha Angelovski.

Në sfidën ndaj Italisë, edhe pse janë të ftuar, nuk do të luajnë Elif Elmas dhe Nikola Gjorgjev, të cilët do të luajnë për reprezentacionin U21, e cila përballet me Serbinë, ndërsa në Torino do të mungojë edhe Kire Ristevski, për shkak të kartonave të verdhë.

Grumbullimi reprezentusve do të jetë më 2 tetor, kur është planifikuar edhe nisja e seancave stërvitore, si parapërgatitje për përballjen me Italinë më 6 tetor në Torino. Ndërkohë prej sot në shitje janë biletat prej 100 dhe 200 denarë, për sfidën mes Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit, e cila do zhvillohet më 9 tetor në Strumicë dhe do të jetë e fundit në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Në listën e Angellovskit, janë ftuar plot pesë shqiptar, përveç Arian Ademit dhe Ferhan Hasanit, ftesë kanë marrë edhe Enis Bardhi, Ezgjan Aliosvski dhe Visar Musliu. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button