Pagat e çmendura, Neymar merr 100 mijë euro në ditë

Dy nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në futbollin europian ishin kalimi i Neymar nga Barcelona te Paris SG., për një shifër prej 222 milionë eurosh, dhe lëvizia e Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund te katalanasit, transmeton Top Channel.

Edhe pse shifrat e publikuara ishin të çmendura, “Football Leaks” ka zbuluar se për këto lëvizje shifrat kalojnë çdo kufi të imagjinatës.

Në bazë të zbulimit të detajeve të kontratës së Neymar, paga e tij te Paris SG. është 100 mijë euro në ditë, apo 3 milionë euro në muaj. Por, këto janë vetëm shifrat neto që përfiton futbollisti në Francë, pa përfshirë këtu bonuset, të cilat në total arrijnë në vlerën e 20 milionë eurove. Neymar fiton sot 8.5 milionë euro më shumë sesa Messi, ndërkohë që në total, gjatë 3 viteve të tij në Barcelonë, ish-talenti i Santosit u pagua 54 milionë euro.

Të njëjtat zbulime janë bërë edhe sa i përket blerjes së bujshme të Barcelonës, Ousmane Dembele, për të cilin skuadra blaugrana shpenzoi rreth 150 milionë euro. Këto janë vetëm pagesat fillestare për “Football Leaks”, sepse sipas tyre ai do të paguhet 5 milionë euro për çdo 25 ndeshje, e kur të plotësohet shifra e 100 ndeshjeve, ai do të marrë në total 25 milionë euro. Më pas, bonuset për të janë 10 milionë euro për çdo trofe që fiton Barcelona dhe 5 milionë euro plus për çdo trofe Champions League, ndërsa fitorja e çdo ndeshjeje në Europë që do të fitohet nga Barcelona dhe me të në fushë do të sjellë një përfitim prej 10 milionë eurosh.

Sa i përket pagës së Dembele, ajo është 12 milionë euro në vit, plus një bonus prej 3.3 milionësh, nëse Barcelona fiton titullin. Për momentin, Dembele është i dëmtuar dhe do të qëndrojë rreth 3 apo 4 muaj jashtë fushës së blertë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button